Një ndeshje për “jetë a vdekje”

Futboll

Një ndeshje për “jetë a vdekje”

Më: 28 prill 2023 Në ora: 19:26
Cara

Trajneri Xhovani Kolela e ka shndërruar Partizanin në një “kameleon”, duke ndryshuar shpesh formacionin me qëllim përshtatjen me kundërshtarët.

Ndaj Erzenit është një ndeshje për “jetë a vdekje” dhe misioni nuk është aspak i lehtë.

Duke parë se nuk ka shumë hapësirë për gabime, trajneri Kolela nuk ka ndër mend të eksperimentojë dhe pritet të nisë me një formacion të ngjashëm me atë ndaj Bylisit, ku të kuqtë arritën të fitojnë.

Skema ndaj ballshiotëve ishte 4-3-1-2 dhe rezultoi efikase.

Problemi në këtë rast është Cara.

Kavajasi, një nga pikat e forta të skuadrës, del jashtë loje me këtë skemë, pasi ai është një sulmues krahu dhe ka treguar se nuk shkëlqen si “pykë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat