Reprezentuesi i Bosnjës godet me makinë motoçiklistin

Futboll

Reprezentuesi i Bosnjës godet me makinë motoçiklistin

Nga: K. G. Më: 28 prill 2023 Në ora: 22:46
Pamje nga aksidenti

Reprezentuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Amir Haxhiahmetoviq, është përfshirë në një aksident trafiku në Turqi, për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Futbollisti i Besiktasit të Stambollit është përplasur me një motoçiklist teksa drejtonte makinën.

“Ka ndodhur një aksident, është e vërtetë, por askush nuk është lënduar, gjithçka është në rregull. 

Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. 
Veturës i janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Aktualisht jam në dasmën e një shoku të skuadrës nga klubi. Nuk kam shumë për të thënë”, tha Haxhiahmetoviq për “SCsport”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat