Buzëqesh Real Madridi

Futboll

Buzëqesh Real Madridi

Më: 29 prill 2023 Në ora: 11:15
Bellingam

Reali i Madrid po afrohet gjithnjë e më shumë me nënshkrimin e mesfushorit të Dortmundit, Xhud Bellingam.

Mesfushori anglez do të largohet nga verdhezinjtë në fund të sezonit me përjashtim të një surprize të madhe.

Ndoshta në rast se Dortmundi do të fitonte titullin kampion, kjo mund ta çonte Bellingamin të ndryshonte mendje.

Në Madrid e kanë mjaft të qartë këtë situatë dhe sipas mediave spanjolle ata po shpejtojnë hapat për të mbyllur gjithçka me lojtarin sa më shpejt.

Sipas gazetave “Marca” dhe “AS”, objektivi i drejtuesve të Realit është që të firmosin me lojtarin brenda majit, për të mos u gjendur para të papriturave kur të nisë merkatoja e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat