Tërheq klubet më të mira të Europës

Futboll

Tërheq klubet më të mira të Europës

Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:01
Jonathan David

Sipas mediave franceze, disa prej ekipeve më të mira në Europë, i kanë hedhur sytë nga Jonathan David.

Kanadezi po zhvillon paraqitje shumë të mira në kampionatin francez duke shënuar 21 gola në 31 paraqitje, një më pak sesa Kylian Mbappe.

PSG dhe Bayern Munchen janë vënë në ndjekje të sulmuesit të Lille.

Klubi francez dhe ai gjerman nuk do ta kenë të thjshtë, për të siguruar shërbimet e ish-lojtarit të GENT.

Nga Anglia raportojnë se Chelsea, Tottenham dhe Manchester United janë vënë në lëvizjë për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit.

David ishte pjesmarrës ne Botërorin “Katar 2022” me kombëtaren kanadeze teksa në total a ka regjistruar 40 ndeshje dhe ka shënuar 24 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat