Konfirmohet dëmtimi i ri i Ibrahimoviçit

Futboll

Konfirmohet dëmtimi i ri i Ibrahimoviçit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:13
Ibrahimoviç

Ndalesa e re për Zlatan Ibrahimoviç.

Sulmuesi suedez iu nënshtrua kontrolleve të gjera, të cilat konfirmuan një çarje të binjakut medial në pulpën e këmëbs së djathtë. Këtë e raporton ‘Sky’.

Sulmuesi i Milanit ishte ndalur gjatë nxehjes, në minutën e 65-të të ndeshjes kundër Lecce, duke ndier një shqetësim me pulpën e këmbës, që e pengoi të merrte pjesë në ndeshjen e fituar 2-0 nga kuqezinjtë, falë dopietës së Leaos.

Një tjetër pengesë, pra, për suedezin që nuk dëshiron të ngrejë “flamurin e bardhë” dhe në çdo rast synon të rikthehet në dispozicion të Stefano Piolit për shkak të sfidave të fundit sezonale, të cilat e shohin “Djallin” të angazhuar për një vend në “top 4” e Serie A, çka do t’i hapte dyert për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të ardhshme.

Një problem i natyrës muskulare që vë në dyshim fundin e sezonit për numrin 11 të kuqezinjve, i cili deri më sot ka grumbulluar 144 minuta aktivizim në Serie A, të shpërndara në ndeshjet kundër Atalantës, Fiorentinës, Salernitanës dhe Udineses.

Pikërisht ndaj Friulianëve, Ibra shënoi golin e parë dhe të vetëm të sezonit, duke finalizuar me sukses penalltinë e barazimit provizor 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat