205 milionë nuk mjaftojnë

Futboll

205 milionë nuk mjaftojnë

Më: 29 prill 2023 Në ora: 15:32
Allegri e Spalletti

Një sezon i pasuksesshëm deri më tani për Tottenhamin, jashtë të gjitha garave dhe për momentin edhe nga Champions League e ardhshme duke qenë se vendi i katërt është gjashtë pikë larg.

Edhe situata në stol është dramatike pas lamtumirës së Contes dhe largimit të zëvendësit Stellini. Një skenar i zymtë që shqetëson tifozët e ‘Spurs’ dhe që mund të çojë edhe në lamtumirën e yllit Harry Kane në verë.

Sulmuesi anglez ka një kontratë që skadon në qershor 2024 dhe ende nuk e ka rinovuar.

Presidenti Levy ka besim se do të jetë në gjendje të mbajë kapitenin e tij dhe në rast ndarjeje, megjithatë, nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje.

Për Kane interesohen kryesisht Manchester United dhe Bayern Munich, edhe pse për momentin do të dukej e vështirë të imagjinohej qendërsulmuesi në radhët e një rivali direkt si ‘Djajtë e Kuq’.

Për më tepër, kostot e operacionit do të ishin të larta edhe për një klub shumë të pasur si United: rreth 115 milionë euro për kartonin një vit nga skadenca e kontratës dhe 18 milionë euro në vit për lojtarin për pesë sezonet e ardhshme.

Në këto kushte (pa harruar hipotezën e rinovimit për Kane) një sulm i mundshëm nga klubi i Old Trafford do të ishte i ndërlikuar, i cili do të mendonte për opsione të tjera për sulmin siç raportohet nga ‘Daily Mail’.

Dhe në këtë skenar, trajneri Ten Hag do të shikonte me kujdes tregun italian dhe mbi të gjitha dy profile: Victor Osimhen dhe Dusan Vlahovic.

Të dy kanë qenë në radarin e Manchester United për disa kohë dhe për një ofertë në përpjesëtim me vlerën e tyre ata mund të largohen përkatësisht nga Napoli dhe Juventusi.

De Laurentiis e vlerëson diamantin e tij të çmuar  jo më pak se 130 milionë euro, ndërsa serbi është në vështirësi në Torino dhe nëse ‘Zonja e Vjetër’ nuk do të garojë në kupa sezonin e ardhshëm, ai do të ishte i hapur për shitje për një shumë prej rreth 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat