United, Al-Thani bën ofertën e tretë

Futboll

United, Al-Thani bën ofertën e tretë

Më: 29 prill 2023 Në ora: 16:44
Logo e Manchester Utd

Ofertat janë në tavolinë. Pretendentët për Mançester United kanë zbuluar letrat dhe tani vendimi pritet të merret nga pronarët e klubit, familja Glazer.

Sheiku Hamad Al-Thani ka ofruar 5 miliardë stërlina për kontrollin e 100% të aksioneve të klubit si dhe ka premtuar investime të fuqishme në modernizimin e “Old Trafford”-it si dhe të qendrës stërvitore të ekipit.

Gjithashtu ai ka premtuar që të mos kursehet në merkato dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja sheiku është gati që të blejë të gjitha borxhet e klubit.

Oferta e “Qatar Islamic Bank” mbërriti në Nju Jork pak minuta para afatit të vendosur nga familja amerikane.

Në këtë mes është edhe miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe. Pronari i “Ineos”, ndryshe nga sheiku, është i interesuar për të blerë vetëm 50% të aksioneve duke i lënë kështu 20% të aksioneve familjes Glazer.

Ky skenar do të ishte një “makth” për tifozët dhe vetë familjen amerikane. Tifozët nuk duan më të kenë të bëjnë me Glazer-at ndërsa këto të fundit nuk duan më të kenë të bëjnë me United-in.

Në ditët në vazhdim familja Glazer do të bëjë publik vendimin mbi ofertat për klubin e Mançester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat