Vavalis: E merituam, tani mendojmë për Llapin

Futboll

Vavalis: E merituam, tani mendojmë për Llapin

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:04
Akis Vavalis

Drita triumfoi 3:0 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Akis Vavalis debutoi me fitore te skuadra gjilanase, ndërsa pas ndeshje ka thënë se është i lumtur me rezultatin duke pasur parasysh kohën e shkurtër që pati për të përgatitur skuadrën.

“Jam shumë i lumtur, i lumtur për djemtë pasi kemi pasur vetëm pak ditë për t’u përgatitur”, ka thënë fillimisht trajneri grek.

“Nuk e kam pritur një gjë të tillë sepse Ferizaj dëshiron të mbetet në ligë.

Gjëja e rëndësishme është fitorja, pasi na mban lartë në tabelë. Në përgjithësi mendoj se e merituam fitoren”.

“Do të jetë shumë e rëndësishme për pjesën tjetër të kampionatit. Ne jemi gati për ndeshjet e ardhshme. Nuk po mendojmë për Ballkanin”.

“Duhet të mendojmë për Llapin fillimisht sepse na duhen tri pikë”, ka shtuar më tej Vavalis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat