Pse ndryshoi Laçi?

Futboll

Pse ndryshoi Laçi?

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:45
Hima

Laçi ka arritur të marrë fitoren më të rëndësishme të sezonit në Superiore.

Kurbinasit fituan me shifrat 2-0 në transfertën kundër Bylisit. Stiven Bibo do të shënonte në minutën e 30 të takimit.

Kur pritej fundi i takimit ishte Babatunde që dyfishoi shifrat pasi u gjend i vetëm para Teqjas.

Me këtë fitore Laçi lë mbrapa makthet e diskutimit të mbijetesës dhe hyn seriozisht në garë për Europën.

Ekipi i Nicës i bashkohet vendit të tretë që mbahet nga Egnatia duke grumbulluar 43 pikë, por me një ndeshje më tepër të zhvilluar.

Nga ana tjetër Bylisi gjendet në vendin e parafundit dhe është me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Hima(zëvendës trajneri i Laçit: “Bylisi e kërkoi me patjetër fitoren.

Për këtë arsye ne zgjodhëm që të luanim me kundërsulme duke pasur parasysh se ata do të linin shumë hapësira mbrapa. Na bën të lumtur fakti që kemi stol të plotë, të gjithë ata që aktivizohen japin maksimumin e tyre.

Sa herë ka drejtuar Laçin ky trajner, Nica, merr rezultate të mira. Ka shumë qetësi, e njeh shumë mirë kampionatin, ka eksperiencë.

Ky është çelësi i suksesit. Sot ishte një hap shumë i sigurt drejt Europës, ajo është aty afër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat