Përmbysje dramatike e Schalkes

Futboll

Përmbysje dramatike e Schalkes

Më: 29 prill 2023 Në ora: 23:23
Pamje nga ndeshja

Schalke 04 merr një fitore dramatike me përmbysje 2:1 ndaj Werder Bremenit në përballjen e javës së 30-të të Bundesligës, duke mbajtur gjallë shpresën për mbijetesë.

Në “Veltins Arena” të Gelsenkirchen, Werder Bremeni shënoi në të 18-ën me anë të marvin Ducskch.

Pavarësisht golit, vendasit ishin më dominues, por gabonin në finalizim.

Në pjesën e dytë, Schalke fillimisht iu afrua golit me anë të Krauss, i cili gjeti shtyllën, ndërsa më pas lëvizjet e Reis sollën ndryshimin.

Në të 81-tën, holandezi Van den Berg, katër minuta pasi u aktivizua, shënoi golin e barazimit, për t’i hapur udhë më pas golit të përmbysjes, që u shënua në të dytën minutë shtesë, nga ana e një tjetër lojtari të aktivizuar nga stoli, Drexler.

Gol që i dha tri pikët Schalkes, e cila shkon në kuotën e 27 pikëve, duke qenë 1 pikë larg zonës së mbijtesës, ndërsa Werder Bremeni mbetet me 35 pikë, për momentin e qetë në mesin e tabelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat