Rekordmenët gjermanë objektiv sulmuesin britanik

Futboll

Rekordmenët gjermanë objektiv sulmuesin britanik

Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:15
Logo e Bayernit

Drejtuesit e Bayern Munich, edhe me direktivën e trajnerit Thomas Tuchel kanë “përveshur mëngët” për të afruar në organikë një sulmues.

Skuadra nga Munich këtë sezon ka vuajtur mungesën e vazhdimësisë në sulm dhe golat e Robert Lewandowskit nuk kanë mundur të zëvendësohen nga Sadio Mane.

I preferuari i bavarezëve është Ollie Watkins, lojtari që aktivizohet në Premier League me fanellën e Aston Villas. 27-vjeçari ka shkëlqyer në fushë nën urdhrat e trajnerit Unai Emery teksa në 15 ndeshjet e fundit ja ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës në 11 raste. Me 14 realizime në total përgjatë këtij sezoni, sulmuesi ka fituar vëmendjen e Bayern Munich.
Madje, drejtori teknik i gjermanëve, Marco Neppe udhëtoi drejt Anglisë dhe ka ndjekur nga afër lëvizjet e Watkins teksa është bindur edhe më shumë për vlerat e britanikut.

Por, për ta transferuar në Bundeliga, bavarezët do të duhet të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme parash pasi Aston Villa nuk e lejon sulmuesin kryesor të largohet për një shifër më pak se 60 milionë paund.

Watkins ju bashkua Aston Villas në vitin 2020 nga Brentford për shifrën e 32 milionë paundëve ndërsa me formën e shfaqur së fundmi, 27-vjeçari është në pritje edhe të një ftese nga kombëtarja e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat