Nga Atletico Madridi te Milani në Serie A për 30 mln euro?!

Futboll

Nga Atletico Madridi te Milani në Serie A për 30 mln euro?!

Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:44
Simeone

Një sezon i trazuar për Atletico Madridin, rezultat i zhgënjimit në Europë, me eliminimin e parakohshëm nga Liga e Kampionëve dhe me një vend të tretë në La Liga që nuk lë vend për ëndrra.

63 pikët e grumbulluara deri tani nga djemtë e Diego Simeones  duhet të mjaftojnë për t’i çuar “bardhekuqtë” në Ligën e Kampionëve, objektivi minimal i një klubi që është bërë shumë ambicioz ndër vite.

Se çfarë do të ndodhë më pas për sezonin e ardhshëm nuk dihet ende, duke qenë se nga zërat që vijnë nga Spanja (ElNacional.cat) duket se “Colchoneros” po mendojnë seriozisht t’i japin fund epokës “Cholo”, për rreth një dekadë në stolin e Madridit.

Flitet për një ardhje të mundshme në “Wanda Metropolitano” të Luis Enrike, i lirë nga kontratat pas lamtumirës së tij me kombëtaren spanjolle dhe i etur për t’u rikthyer në stol me një klub. E sigurt është se në shtëpinë e Atletiko-s me siguri do të ketë një revolucion teknik në fund të këtij kampionati, me transferta të shkëlqyera gjithashtu.

Një nga emrat në largim mund të jetë ai i Hoze Maria Himenez, një mbrojtës uruguaian, i lindur në 1995, i cili mbërriti shumë i ri në Spanjë nga Danubi.

Në Serie A ka disa klube që e admirojnë veçanërisht atë dhe janë përpjekur të bëjnë sondazhe për të në disa raste. Në të kaluarën ishte Roma e Monçi-t që u përpoq ta sillte në Itali, më pas edhe Juventusi, që pa tek ai pasardhësin Kiellini-t.

Tani është radha e Milanit, i cili mund të vendosë të investojë rreth 30 milionë euro për t’ia hequr atë nga konkurrencës së Premier Ligës.

Çmimi i tij vlerësohet në rreth 50 milionë euro, por kontrata që skadon në 2025-ën dhe vullneti për të mos rinovuar me spanjollët mund të hapin negociata edhe me shifra më të ulëta. Pranë Tomorit do të krijonte një dyshe vërtetë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat