Leao i afrohet edhe më shumë rinovimit me Milanin

Futboll

Leao i afrohet edhe më shumë rinovimit me Milanin

Më: 1 maj 2023 Në ora: 16:05
Rafael Leao

Rafael Leao, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë kontratën me Milanin.

E ardhmja e portugezit ka qenë vazhdimisht e përfolur, me kontratën e tij aktuale që skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Por, pavarësisht interesimit të shumë klubeve, Leao pritet të jetë edhe për më gjatë pjesë e Milanit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ish-klubi i reprezentuesit të Portugalisë, Lille, është gati t’i paguajë klubit të tij të parë, Sporting Lisbonës, një total prej 22 milionë eurosh për shkak të prishjes së kontratës në mënyrë të njëanshme.

Për shkak të kësaj, “Rossonerët” nuk mundën të përparonin me nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me yllin e tyre pasi gjërat ngecën për shkak të çështjeve ligjore.

Megjithatë, si Milani, ashtu edhe Lille thuhet se kanë arritur një marrëveshje për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur.

Kësisoj, Leao do të vazhdojë te kampioni në fuqi i Italisë edhe për të paktën pesë vite të tjera. Një kontratë me vlerë rreth 7 milionë euro në vit do të nënshkruhet nga ylli portugez sapo Lille të paguajë shumën që i detyrohet Sportingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat