Napoli, De Laurentiis bën gati festën

Futboll

Napoli, De Laurentiis bën gati festën

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:21
Pamje nga një konferencë

Përgatitjet vazhdojnë për festën e Scudetto të Napolit, me synimin numë një i cili është sigurimi i rendit publik.

Në mëngjes u zhvillua një takim mes presidentit De Laurentiis, kryetarit të kryeqytetit të Campania Manfredi, komisionerit Giuliano, perfekti i Udine Marchesiello dhe homologut të tij napolitan Paolma. Ky i fundit konfirmoi se ndeshja me Udinese e cila në mënyrë aritmetike mund t’ua caktojë titullin djemve të Spallettit, do të zhvillohet në orën 20:45 siç ishte planifikuar.

U vendos që stadiumi “Maradona” të hapej duke u pajisur me një ekran gjigant për të mundësuar për tifozët të ndjekin së bashku një ndeshje pontencialisht historike.

Në takim u diskutua edhe për pnalin e ri të trafikut, si dhe datën dhe orën e kthimit të lojtarëve nga Udine.

Synimi është të mos bllokohet aeroporti siç ndodhi dy javë më parë pas fitores ndaj Juventusit. Ideja e fundit e Napolit mund të jetë që të qëndrojë dy ditë në Friuli dhe të kthehet vetëm të dielën për të luajtur ndeshjen kundër Fiorentinës në “Maradona” ku do të zhvillohet festa e vërtetë e titullit.

Plani i sigurisë në qytet do të nisë të mërkurën në orën 21, që përkon me fillimin e ndeshjes Lazio-Sassuolo.

Në rast të një hapi të gabuar nga ekipi kryeqytetas, festa mund të fillojë në fakt 24 orë përpara, por nëse djemtë e Sarrit fitojnë, do të shtyhej me një ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat