Messit nuk ja “ndien” për PSG

Futboll

Messit nuk ja “ndien” për PSG

Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:15
Messi

Një tjetër krisje mes PSG dhe Leo Messit. Lamtumira në fund të sezonit tanimë duket e sigurt, dhe argjentinasi ka vendosur të ndërpresë totalisht marëdhëniet në këtë fundsezoni ku parizienët duhet ende të fitojnë kampionatin, ku kanë reduktuar në 5 pikë avantazhin ndaj Marsejës së vendit të dytë.

Argjentinasi pas disfatës me Lorient ka fluturuar drejt Arabisë Saudite duke injoruar krejtësisht stërvitjen e së hënës që ishte programuar si dënim për skuadrën nga klubi dhe Galtier pas figures së keqe që bënë të dielën. Messi nuk ka ndryshuar planet e tij, dhe siç informon e përditëshmja L’Equipe nuk ka marrë as mundimin për të lajmëruar klubin. I drejtëpërdrejtë titulli në faqen e parë të të përditëshmes prestigjioze, “Mashtrimi”.

Argjentinasi ka zgjedhur të mos i anullojë impenjimet e tij në Arabi ku është një ndër ambasadorët e Federatës së Futbollit në Riyad, për të promovuar kandidaturën e tyre për Botërorin e 2030, çka ka irrituar drejtuesit në Paris.

Në qershor rrugët e Messit dhe PSG janë të destinuara të ndahen përfundimisht, argjentinasit i skadon kontrata që vështirë se do të mund të rinovohet me dëshirën e të dyja palëve.

Messi nuk u ambientua kurrë nën hijen e Kullës Eiffel dhe po shtyn për një rikthim te Barcelona, ndërsa klubi ka vendosur ti besojë gjithcka Mbappe, si në fushë ashtu edhe në aspektin e komunikimit.

Pas dy viteve jo dhe aq të bukur Messi është gati të bëjë valixhet për tu rikthyer në shtëpi.

I ati i tij Jorge ka intensifikuar kontaktet me drejtuesit blaugrana për të gjetur një akord ekonomik duke parë kufizimet e forta financiare që i janë imponuar Barcelonës nga Liga spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat