Dëshmorët e KF Llapit

Futboll

Dëshmorët e KF Llapit

Nga: K. Goca Më: 2 maj 2023 Në ora: 16:06
Kujtim Aliu dhe Vëllaznim Emini

Klubi i futbollit Llapi i Podujevës ka katër dëshmorë në vitin 1999. 

Futbollistët e gjeneratës së sakrificës, Kujtim Aliu, Vëllaznim Emini, Milazim Berisha dhe Behgjet Podvorica, u vranë në vitin 1999 nga okupatori serb.

Fatmir Berisha, ish kapiten i KF Llapit, në gjeneratën e sakrificës, thotë se klubi llapjan ka 4 dëshmorë.

Image

Milazim Berisha

“KF Llapi ka dhanë edhe katër dëshmorë gjatë luftës së fundit në Kosovë e këta janë: Kujtim Aliu i lindur më 1968 në Podujevë ka qenë mbrojtës. Vllaznim Emini i lindur më 1968 në fshatin Sibovc komuna e Podujevës ka qenë mesfushor, Milazim Berisha i lindur më 1969 në Fshatin Batllavë – Podujevë, ka qenë sulmues dhe Behgjet Podvorica – futbollist e profesor.

Unë kam pas nderin qe t'i kem shokë dhe bashkëlojtar kanë qenë futbollist të shkëlqyeshëm dhe shumë cilësor por edhe shokë me virtyte te larta edukative, humane dhe njerëzore e të dashur për të gjithë bashkëlojtarët dhe shoqërinë, por lufta i mori në moshën më të mirë te rinisë dhe ishte një humbje e madhe për klubin tonë.

Por falë sakrificës dhe veprës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve qe ranë në altarin e lirisë qe ne e gëzojmë sot.

Lavdi për jetë e mot”, thotë Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat