Dramë për lojtarin shqiptar në derbin e Greqisë, humb ndjenjat

Futboll

Dramë për lojtarin shqiptar në derbin e Greqisë, humb ndjenjat

Më: 2 maj 2023 Në ora: 16:25
Enis Cokaj

Në derbin mes Panathinaikosit dhe AEK pati një moment të vështirë për dy lojtarë shqiptarë që përfunduan në spital.

Enis Cokaj pësoi një goditje nga Vida dhe kjo i shkaktoi probleme.

Megjithatë mesfushori i Shqipërisë e mbylli ndeshjen deri në fund dhe menjëherë pas saj shkoi në spital për të marrë mjekimet.

Akoma më e rëndë ishte gjendja për lojtarin me origjinë shqiptare te AEK, Lazaros Rota.

Ky i fundit u godit me bërryl nga Bernandi. Rota u gjakos dhe doli menjëherë me barelë, ndërsa në mediat greke u mësua se mbrojtësi 25-vjeçar kishte humbur ndjenjat në ambulancë, atje ku i dhanë oksigjen.

Gjithashtu Rota ka pasur edhe humbje të kujtesës, por gjendja e tij është stabilizuar më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat