Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit me komunën e Dragashit 

Futboll

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit me komunën e Dragashit 

Më: 2 maj 2023 Në ora: 16:53
Agim Ademi e Bexhet Xheladini

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin e dy institucioneve në fushën e sportit, veçmas në aspektin e përmirësimit të infrastrukturës së futbollit në këtë komunë.

Me këtë rast u diskutua dhe u vendos për ndërtimin e një fushe futbolli me bashkëfinancim, në kuadër të programit të UEFA-s “HatTrick”, e cila do të ofrojë mundësi klubeve dhe shkollave të futbollit në këtë komunë që të kenë kushte më të volitshme për stërvitje.

Në këtë kuadër, u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Dragashit.

Kreu i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, theksoi se ndihma për sportin dhe mbështetja e klubeve të atjeshme nga ana e autoriteteve lokale është e vazhdueshme, teksa duke falënderuar kreun e FFK-së për gatishmërinë e tij për t’i përkrahur të rinjtë e kësaj treve me projekte konkrete, ai shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e futbollit në këtë komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat