Në garë për Hakimin

Futboll

Në garë për Hakimin

Më: 2 maj 2023 Në ora: 17:00
Ashraf Hakimi

Së pari Chelsea dhe më pas Manchester United po shikojnë mbrojtësin e djathtë të Parisit, Ashraf Hakimi për këtë verë.

Klubi i Manchester Utd duket se ka epërsinë në rastin e mbrojtësit të djathtë maroken, pasi vetë lojtari pohon se do të preferonte të luante për një skuadër që do të marrë pjesë në grupet e Ligës së Kampionëve të ardhshëm.

Sipas raportimeve britanike, çmimi i tij varion nga 55-65 milionë euro.

Megjithatë, përtej dy skuadrave angleze ka konkurrencë edhe nga ekipet e tjera evropiane.

Këtë vit, asi 24-vjeçar i Paris Saint-Germain ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat