Kahn: E rëndësishme vetëm fitorja dhe kreu

Futboll

Kahn: E rëndësishme vetëm fitorja dhe kreu

Më: 2 maj 2023 Në ora: 17:20
Kahn

Posti i shefit në Mynih ka ngritur kambanat e alarmit me zhgënjimet e fundit nga bavarezët

Pavarësisht kësaj pjese, Oliver Kahn është prezantuar i qetë në prononcimet pas fitores me shifrat e pastra.

53-vjeçari është ndalur në paraqitjen e grupit, loja e zhvilluar si dhe e ardhmja e eksperienca në detyrën ekzistuese.

”Momenti që vinim nuk ishte ai i duhuri, i cili dha pasoja edhe në mbarëvajtjen e lojës sonë.

Gjithsesi, fituam dhe e kemi marrë sërish komandon në kampionat.

Nga jashtë mund të duket si diçka normale, marrë në konsideratë emrin e madh dhe forcën e kundërshtarit, por gjendja emocionale godet më fort”, tha Kahn.

”Të gjithë jemi dëshmitarë se nuk ishte Bajerni që ne jemi mësuar të shikojmë zakonisht në vitet e fundit.

Rezultati e bën të vetmen gjë të ligjshme, bashkëngjitur kreut.

U arrit objektivi minimal, ama kaq.

Loja është ajo që hedh baza të qëndrueshme mbi vazhdimësinë, prandaj duhet të tregohemi më të aftë kur kemi topin në kontroll”.

”Sigurisht që do të qëndroj edhe sezonin e ri. E kam thënë edhe më parë këtë detaj.

Mbase dëshironi të aludoni. Ne si bord kemi vendosur një datë fikse për diskutimin e shumë drejtimeve dhe do të jemi shumë kritikë ndaj njëri-tjerit për të mirën e Bajernit dhe tifozëve rreth së ardhmes.

Ndërsa mbi përvojën nuk e di pse më cilësoni amator në fushën e menaxhimit.

E kam pasqyruar si komponent posedues kur luaja në portë, po ashtu edhe evoluimi në këtë detyrë më ka rritur më tepër”, përfundoi me tone imponuese ish-portieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat