E papritur nga Spanja! Ronaldo është pranë tërheqjes nga futbolli

Futboll

E papritur nga Spanja! Ronaldo është pranë tërheqjes nga futbolli

Më: 2 maj 2023 Në ora: 23:43
Ronaldo

Cristiano Ronaldo po mendon seriozisht të varë këpucët në gozhdë në fund të këtij sezoni futbollistik.

Lajmi i bujshëm vjen nga spanjollja  ”El Nacional” e cila ka bërë të ditur se futbollisti portugez po përgatitet që të mbyllë para kohe aventurën e tij në Arabinë Saudite.

Burimet e saj insistojnë se Ronaldo nuk është i kënaqur me imazhin që po shfaq në Arabinë Saudite falë formës që po kalon dhe po mediton largimin nga futbolli i luajtur.

Por në këtë pikë, ai që e ndalon është klubi i Al Nasr, i cili ka shpenzuar qindra miliona euro për të dhe nuk dëshiron që të mbyllë këtu gjithçka me portugezin.

Ndaj sauditët insistojnë që ai të vazhdojë karrierën e tij sipas kontratës së nënshkruar mes palëve edhe për një tjetër sezon.

Ronaldo ka garantuar se do të vazhdojë të jetë një ambasador për Arabinë Saudite, por kjo me sa duket nuk bind plotësisht klubin që nuk pranon idenë që portugezi të largohet pas 6 muajsh jo edhe aq të suksesshëm, duke lënë mbrapa imazhin e një humbësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat