Formacionet e mundshme të Liverpoolit dhe Fulhamit

Futboll

Formacionet e mundshme të Liverpoolit dhe Fulhamit

Më: 3 maj 2023 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Liverpoolit dhe Fulhamit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 28 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Liverpooli e mposhti Tottenhamin 4:3, kurse Fulhami pësoi humbje 2:1 nga Manchester City, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e pestë në tabelë me 56 pikë të arkëtuara, krahas Fulhamit që renditet në vendin e 10 në kuotën e 45 pikëve.

Takimi i fundit mes dy skuadrave daton në muajin gusht të vitit të kaluar, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Bajcetic, Firmino, Keita, Ramsay dhe Thiago, kurse te Fulhami mungojnë Kurzawa, Mitrovic, Pereira dhe Ream.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Jones; Nunez, Gakpo, Salah

Fulham (4-3-3): Leno; Tete, Diop, Adarabioyo, Robinson; Reed, Palhinha, Cairney; Wilson, Vinicius, Solomon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat