Vazhdon “lufta e zjarrtë” për Top 4 në Itali

Futboll

Vazhdon “lufta e zjarrtë” për Top 4 në Itali

Më: 3 maj 2023 Në ora: 18:19
Pamje nga një ndeshje

Lufta për Top 4 në Itali nuk ka qenë kurrë më e zjarrtë.

Janë plot gjashtë skuadra që po e synojnë një vend në Top 4, që çon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Derisa pozita e parë tashmë është “blinduar” nga Napoli, për pozitat 2,3 dhe 4 po luftojnë Lazio, Juventusi, Interi, Milani, Roma dhe Atalanta.

Atalanta, Juventusi, Milani dhe Lazio do të luajnë në shtëpi dhe llogarisin në fitore në duelet me Spezian, Leccen, Cremonesen e Sassuolon.

Kurse, Roma e Interi do t’i vizitojnë Monzan respektivisht Veronën.

Gjashtë xhiro pa përfunduar sezoni, gjithçka mbetet e hapur për tri pozitat e mbetura për të luajtur në Champions në sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat