Messi - Neymar në shënjestër

Futboll

Messi - Neymar në shënjestër

Më: 4 maj 2023 Në ora: 14:58
Neymar e Messi

PSG është pranë fitimit të Ligue 1, por një sukses i tillë është i pamjaftueshëm për tifozët.

Skuadra kryeqytetase dështoi sërish në Champions League, ndërkohë që grupi i lojtarëve të Galtier duke i përçarë.

Tifozët kanë protestuar poshtë shtëpive të Lionel Messit dhe Neymar, veprime të cilat klubi i dënon me forcë.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, PSG kërcënon tifozët të heqin dorë nga protestat ndaj argjentinasit dhe brazilianit.

“Paris Saint-Germain dënon fuqishëm veprimet e patolerueshme dhe ofenduese të një grupi të vogël individësh.

Asgjë nuk mund të justifikojë akte të tilla. Klubi mbështet plotësisht lojtarët, drejtuesit dhe të gjitha ata që janë prekur nga kjo sjellje e turpshme.

Do të shohim se si do të zhvillohet çështja dhe nëse do të ketë polemika të mëtejshme mes palëve… ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat