PSG po e ndryshon politikën e transferimeve

Futboll

PSG po e ndryshon politikën e transferimeve

Më: 4 maj 2023 Në ora: 17:24
PSG

PSG do të ndryshojë tërësisht politikën e transferimeve.

Kjo do të thotë se në afatin kalimtar të verës do të ndodhin ndryshime serioze në “Parkun e Princave”.

PSG ka probleme serioze këtë sezon, gjë që ndoshta është edhe normale duke pasur parasysh numrin e madh të yjeve të futbollit të mbledhur në një vend. Është logjike që ka mosmarrëveshje kur dhomat e zhveshjes janë të mbushura me ego të futbollistëve.

Gjiganti francez ka vendosur të marrë një rrugë tjetër nga vera e ardhshme. Lionel Messi largohet nga klubi, derisa dëshira e drejtuesve është të shesin edhe Neymarin.

Përveç tyre, klubi nga Parisi do të largojë edhe disa të tjerë.

“Lequipe” zbulon se në cilën mënyrë synon të lëvizë PSG.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur që nuk do të nënshkruajnë më me yje të mëdhenj që mund të prishin marrëdhëniet në dhomën e zhveshjes.

Ata kanë vendosur rregulla të qarta kur bëhet fjalë për transferimet.

Ata duhet të jenë lojtarë të rinj, ku francezët do të kenë përparësi dhe vëmendje e veçantë do t'i kushtohet nëse prurja e re do të jetë lojtar që lufton për skuadrën.

Plani është që skuadra të ndërtohet rreth Kylian Mbappe, i cili do të jetë ylli i parë dhe pjesa tjetër e ekipit do të jenë asistentët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat