Curri: Prishtina do të luftoj deri në fund

Futboll

Curri: Prishtina do të luftoj deri në fund

Më: 4 maj 2023 Në ora: 18:29
Debatik Curri

Prishtina ka arritur të marrë një pikë të madhe në udhëtim te Ballkani 1:1.

Kryeqytetasit ishin duke fituar deri në fund, por një gol i Albion Rrahmanit bëri që sfida të përfundonte baras.

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka thënë se është zhgënjyese kur pranon gol në minutat e fundit të ndeshjes.

“Është shumë zhgënjyese kur pëson gol në fund të ndeshjes, por më duhet të përgëzoj lojtarët për angazhimin e madh që e treguan.

Ballkani ka një super ekip dhe këtë e kemi pasur parasysh, kështu që nuk kemi pritur në bëjmë ndonjë paraqitje të mirë por e kemi ditur se mund ti godasim dhe ashtu ndodhi.

Megjithatë, nuk arritëm ta mbajmë epërsinë deri në fund por barazimi në Suharekë për ne është një rezultat i mirë”, është shprehur Curri pas ndeshjes.

“Para ndeshjes do të ishim të kënaqur edhe me barazimin, por gjatë ndeshjes ishim shumë afër fitores që do të ishte e rëndësishme për ne.

Tani, na mbetet të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet tjera dhe të japim më të mirën për të parë se ku do të përfundojmë”, tha Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat