Tre klubet që Messi është në bisedime

Futboll

Tre klubet që Messi është në bisedime

Më: 4 maj 2023 Në ora: 18:52
Messi

Al Hilal. Pavarësisht se me sa duket refuzuan ofertën e tyre të parë befasuese disa javë më parë, përfaqësuesit e argjentinasit vazhdojnë të bisedojnë me palën e Arabisë Saudite, sipas The Telegraph.

Edhe Sergio Busquets dhe Jordi Alba thuhet se e kanë këtë opsion. Nëse rikthimi i Messit në Barçë dështon, ka mundësi që sezonin e ardhshëm të shohim të gjithë treshen e veteranëve në Al Hilal.

Barcelona. Katalanasit janë duke përgatitur ofertën e tyre të parë zyrtare sipas burimeve të shumta. Edhe pse kanë shumë për të bërë për të bërë të mundur regjistrimin e Messit në La Liga, optimizmi vazhdon.

Inter Miami. Pavarësisht hezitimit të Messit për të shkuar në MLS në këtë pikë, klubi në pronësi të David Beckham nuk e humb shpresën dhe të dy palët po bisedojnë, raporton The Guardian.

Me shumë mundësi, vendimin përfundimtar të Messit do ta zbulojmë në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat