Al Thani kërkon të blejë United, synon  edhe Mbappen

Futboll

Al Thani kërkon të blejë United, synon  edhe Mbappen

Më: 4 maj 2023 Në ora: 18:56
Al Thani e Mbappe

Jassim Al Thani, president i një prej bankave më të mëdha në Katar (QIB, ed) dhe nipi i numrit një të PSG-së, synon të blejë Manchester United.

Ndryshe nga thashethemet e qarkulluara ditët e fundit, nëse arrin të marrë klubin e Djajve të Kuq, ai nuk do të synojë që të blejë Neymar, por Kylian Mbappe, Kingsley Coman dhe Eduardo Camavinga, me dy të parët që luajnë te PSG dhe i treti me Real Madridin.

Pronarët e Manchester United, edhe pse janë përfolur në muajt e fundit që e kanë nxjerr në shitje klubin, deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar.

Nëse Al Thani do të blejë United, atëherë do të sfidojë City-in, që nga ana tjetër prej vitesh shijon investimet e mëdha arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat