Vendim i Komisionit për Ankesa në FFK

Futboll

Vendim i Komisionit për Ankesa në FFK

Më: 4 maj 2023 Në ora: 19:08
Foto ilustruese

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemjali kryetar , Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.05.2023 shqyrtoi ankesën e KF ”Liria” me nr Reference 1312/1 datë 25.04.2023 që ka atakuar vendimin e Komisionit të Garave Ligës së Dytë, Juniorëve dhe kadetëve të datës 18.04.2023, i cili ndeshjen e xhiros së 23-të të Ligës së Parë të juniorëve Istogu-Liria zhvilluar me 17.04.2023 e regjistroi me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Istogut” duke e cilësuar të bazuar ankesën e KF “Istogu“ , adresuar Komisionit të Garave të Ligës së Dytë, kadetëve dhe juniorëve. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë:

"Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 04.05.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit të Garave datë 14.02.2023 është i drejtë dhe Vërtetohet, ndërsa ankesa e KF “Liria” refuzohet si e pa bazuar. Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore.

Arsyetim:

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim pas verifikimit të protokolleve zyrtare në të cilat konstatohet se futbollisti i KF “Liria“, Arvanit Krasniqi nr fanelle 22 dhe nr ID 006305M05 nuk kishte të drejt loje në ndeshjen e xhiros së 23-të të Ligës së Parë të juniorëve Istogu-Liria pasi që kishte kartonin e katërt të verdhë.

Futbollisti i KF “Liria“, Arvanit Kraniqi ishte i ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjet Liria-Istogu (xhiro 8) , Liria-Top Football (xhiro 10), Liria-Roni 19 (xhiro 16) dhe Liria –Dukagjini (xhiro 22), rrjedhimisht në xhiron e 23 në ndeshjen Istogu-Liria , është dashur të pushojë, ndërsa i njëjti ka luajtur.

Pretendimet e palës ankimuese “KF Liria“ se futbollisti Arvanit Krasniqi është ndëshkuar me karton të verdhë në xhiron 8 , 10 , 11 (GS Gjilan-Liria) dhe 16 dhe se i njëjti ka pushuar në xhiron e 17 nuk qëndrojnë. GS “Gjilan” është tërhequr nga garat në xhiro e 15-të, ndaj Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në marrjen e këtij vendimi i është referuar nenit 67 të Propozicionet e Garave.

Në nenin 67 ndër të tjera thuhet se nëse klubi tërhiqet ose përjashtohet nga garat pasi që të këtë zhvilluar gjysmën e ndeshjeve apo më pak, nga numri i përgjithshëm i ndeshjeve të parapara për tërë kampionatin, atëherë të gjitha ndeshjet anulohen që nënkupton edhe fshirjen e të gjithë kartonëve të verdhë, në rastin konkret në ndeshjet në të cilat i ka zhvilluar GS “Gjilan“ (përfshirë këtu edhe xhiron e 11).

Andaj bazuar në këtë fakt vendimi i Komisionit të Garave është i drejtë Vërtetohet dhe mbetet në fuqi", njofton Haki Xhemajli, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat