Juventus pranë nënshkrimit me mbrojtësin spanjoll

Futboll

Juventus pranë nënshkrimit me mbrojtësin spanjoll

Më: 5 maj 2023 Në ora: 12:07
Pau Torres

Skuadra e Juventus ka siguruar transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar spanjoll Pau Torres, që luan në La Liga me Villareal.

Lajmi konfirmohet nga mediat spanjolle (Sport), që shtojnë se bardhezinjtë kanë marrë “OK” si nga lojtari ashtu dhe nga klubi spanjoll, duke paguar rreth 40 milionë euro për transferimin.

Një përforcim i domosdoshëm dhe i rëndësishëm për Juventus, duke parë se Leonardo Bonucci nuk është më mbrojtësi i dikurshëm. I lindur në vitin 1997, Pau Torres ka treguar në sezonet e fundit se është një qendërmbrojtës i nivelit më të lartë.

Tifozët e Juventus e dinë mirë këtë, pasi e panë Torres të shënonte kundër Juventusit vitin e kaluar në Champions League.

Pau Torres ka ende edhe një vit kontratë, por bardhezinjtë janë gati të paguajnë klauzolën, duke lëvizur më herët në merkato, ashtu sikurse bënë vjet me Bremer. Spanjolli është një qendërmbrojtës i ri me perspektivë, por në të njëjtën kohë i gatshëm për të konkurruar në nivelet më të larta

Villarreal është gati ta lërë lojtarin të largohet për të mos e humbur pas një viti në një transfertë të lirë.

Disa skuadra të Premier League kishin shfaqur me herët interesim për Pau Torres, por Juventus ka lëvizur më herët dhe thuajse ka mbyllur marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat