Lampard po mundohet të bëjë kthesë te Chelsea

Futboll

Lampard po mundohet të bëjë kthesë te Chelsea

Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:22
Lampard

Frank Lampard ka thënë se po përpiqet ta kthejë Chelsean në binarët e duhur.

Skuadra këtë vit ka performuar dobët, duke qenë vetëm në mes të tabelës në Premier League si dhe duke shkarkuar disa trajnerë. 

"Ka qenë një sezon i vështirë gjatë gjithë kohës.

Gara këtë sezon nuk do të na çojë në Champions League apo në tetë më të mirët në Premier League. Unë jam këtu deri në fund të sezonit.

Unë jam duke punuar me skuadrën për të provuar të bëjë një kthesë në aspektin e ndjenjës, performancës dhe më pas rezultateve", ka thënë Lampard. 

Lampard ka thënë se pronari i Chelseas, Todd Boehly, ka qëllime të mira për skuadrën dhe se është me rëndësi që po ndërtohet skuadra e së ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat