Barcelona dhe PSG, dy alternativa në sfond për “yllin” portugez

Futboll

Barcelona dhe PSG, dy alternativa në sfond për “yllin” portugez

Më: 5 maj 2023 Në ora: 22:34
Joao Felix

Atlético e Madridit synon të zgjidhë shpejt situatën e portugezit Joao Felix, i cili është i huazuar te Chelsea deri në fund të sezonit. Menaxheri i futbollistit, Jorge Mendes, tashmë ka nisur bisedimet.

Sipas “El Mundo Deportivos”, ka disa mundësi rreth sulmuesit të talentuar portugez. Chelsea dëshiron që Félix të qëndrojë, por blutë nuk kanë ndërmend të paguajnë 100 milionë euro të kërkuara nga “Los Colchoneros”.

Klubet mund të bien dakord për një huazim të ri, por kjo marrëveshje do të varet edhe nga planet e trajnerit të ri të skuadrës angleze.

Jorge Mendes po punon për të gjetur një zgjidhje dhe mundësia e Barcelonës është gjithashtu në listë, megjithëse katalanasit nuk kanë mundësi të shpenzojnë 100 milionë euro për Félixin. Edhe katalanasit më shumë  janë të interesuar për ta marrë në formë huazimi.

Mundësia tjetër është Paris Saint-Germain: klubi francez po përgatit një rinovim të thellë në skuadër. Lionel Messi është në fund të kontratës së tij dhe João Félix është një lojtar që i tërheq drejtuesit e skuadrës pariziene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat