De Zerbi promovon plot 17 futbollistë të rinj

Futboll

De Zerbi promovon plot 17 futbollistë të rinj

Më: 5 maj 2023 Në ora: 22:56
De Zerbi

Brighton fluturon me Roberto De Zerbin në pankinë, teksa fitorja ndaj Manchester United të enjten në mbrëmje i ka ngjitur në kuotën e 55 pikëve, në vendin e 6 të renditjes.

Tekniku italian mori në fakt një skuadër që po bënte mjaft mirë nën drejtimin e Graham Potter, por çoi edhe më përpara punën e tij, duke u bërë një emër i respektuar i pankinës.

Krahas paraqitjeve mjaft të mira dhe pikëve të shumta, që mund ta çojnë Brightonin në Europa League sezonin e ardhshëm, De Zerbi ka bërë një punë fantastike edhe me elementin e ri.

Janë plot 17 futbollistë që kanë lindur pas vitit 2000 dhe po marrin hapësira rregullisht në skuadër, duke u aktivizuar shpesh në fushë, teksa disa prej tyre janë shndërruar në titullarë të rëndësishëm.

Thënë ndryshe, me De Zerbin Brighton ka të garantuar të tashmen, por edhe të ardhmen e ekipit, teksa në të njëjtën kohë, mund të mbushë arkat me talentet që po kërkohen nga klube të ndryshme europiane.

Ja lista me 17 futbollistët e lindur pas vitit 2000, që janë promovuar nga De Zerbi:

Evan Ferguson (2004)
Facundo Buonanotte (2004)
Julio Enciso (2004)
Yasin Ayari (2003)
Andy Moran (2003)
Levi Colëill (2003)
Jack Hinchy (2003)
Jeremy Sarmiento (2002)
Odel Offiah (2002)
James Furlong (2002)
Ed Turns (2002)
Cameron Peupion (2002)
Jack Spong (2002)
Billy Gilmour (2001)
Moises Caicedo (2001)
Tariq Lamptey (2000)
Jean Paul van Hecke (2000)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat