Maqedonia U18 triumfoi ndaj Malit të Zi

Futboll

Maqedonia U18 triumfoi ndaj Malit të Zi

Më: 6 maj 2023 Në ora: 12:34
Maqedonia U18

Reprezentacioni U18 i Maqedonisë e zhvilloi ndeshjen e dytë kontrolluese kundër përzgjedhjes përkatëse të Malit të Zi në stadiumin “Topolica” të Tivarit.

Skuadra e trajnerit Vujadin Stanojkovic fitoi një fitore të merituar me rezultat 1:2.

Mikpritësit fillimisht kaluan në epërsi me 1:0 me anë të Vujisic në minutën e 29-të.

Maqedonia barazoi me golin e Ristovskit 10 minuta më vonë, kurse Mateski shënoi gol në minutën e fundit të lojës për të sjellë fitoren për Maqedoninë.

Maqedonia U18 ndryshe nga ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, luajti shumë më mirë dhe fituan me meritë.

Maqedonia: Spasko Akhtarov, Andrej Velkov, Anes Meliqi, Nikolla Manojlov, David Ristovski, Aljtin Aliji, Bojan Ivceski, Nikola Stojkovsi, Milot Sinani, Nevem Kostadinov, Vebi Islami;

Përzgjedhës: Vujadin Stanojkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat