Klopp: Do të sjellim lojtarë të ri 100%

Futboll

Klopp: Do të sjellim lojtarë të ri 100%

Më: 6 maj 2023 Në ora: 14:51
Klopp

Kur kanë mbetur edhe pak ndeshje deri në fund të sezonit 2022/23, skuadrat angleze veçse kanë filluar të mendojnë për merkaton verore.

Një ndër këto skuadra është edhe Liverpooli, i cili ka filluar planet për transferime të reja si dhe për largime nga klubi.

James Milner do të largohet nga klubi pas tetë vitesh dhe do t’i bashkohet Brightonit si lojtar i lirë, ndërsa fati i mesfushorit anglez do t’i ndjek edhe Alex Oxlade-Chamberlain dhe Naby Keita.

Sa i përket transferimeve, Klopp e ka konfirmuar se klubi po punon në këtë drejtim dhe tha se 100% do të ketë prurje të reja.

“Ne do të sjellim lojtarë të cilët do të na ndihmojnë neve, 100%. Zakonisht ne i kemi lojtarët që i kemi dëshiruar”, tha Klopp.

“Nëse ata janë me çmim të lartë, atëherë nuk mund ta bëjmë. Kështu qëndron situata. Por jam i sigurt që ne do të sjellim lojtarët që ne i duam”, shtoi më tej Klopp.

Alexis Mac Allister dhe Mason Mount janë prioritet për Liverpoolin në repartin e mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat