Lensi, i pandalshëm në shtëpi

Futboll

Lensi, i pandalshëm në shtëpi

Më: 6 maj 2023 Në ora: 23:18
Lensi

Skuadra e Lensit është thjesht e papërballueshme për çdo kundërshtar në ndeshjet e saj shtëpiake (ka humbur vetëm një ndeshje dhe ka barazuar një tjetër, të tjerat i ka fitore)

Ekipi i drejtuar nga Franck Haise triumfoi 2-1 përballë Olimpikut të Marsejës, duke zhvendosur në vendin e tretë pikërisht rivalin e drejtpërdrejtë për zonën Champions.

Në “Stade Bollaert-Delelis” vendësit shënuar nga një gol në çdo pjesë.

Në fundin e fraksionit të parë e zhbllokoi ndeshjen Fofana, i shërbyer nga Danso, ndërsa në të 60-tën Openda, pasi mori një asist nga Frankovski realizoi të dytin për Lensin.

Pak para fundit të kohës së rregullt, Payet rihapi ndeshjen, por nuk kishte më kohë të mjaftueshme për të ndryshuar rrjedhën e lojës.

Me këtë këtë sukses e ngushton në vetëm tri pikë diferencën me PSG-në, që gjithsesi ende nuk ka e zhvilluar takimin e javës së 34-t përballë Troyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat