Mesfushori i Francës shkruan historinë me Real Madridin

Futboll

Mesfushori i Francës shkruan historinë me Real Madridin

Më: 7 maj 2023 Në ora: 11:38
Real Madrid

Real Madridi arriti të fitonte Kupën e Mbretit mbrëmjen e djeshme ndaj Osasunës, aty ku Rodrigo shkëlqeu me dy gola në fitoren 2-1.

Titullar për madrilenët e nisi takimin edhe mesfushori francez, Eduardo Kamavinga i cili fitoi një tjetër trofe me skuadrën e tij. Kamavinga bëhet futbollisti më i ri në historinë e Real Madridit që ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.

I transferuar në vitin 2021 te Real Madridi, 20-vjeçari ka arritur të fitojë plot 6 trofe me skuadrën e tij.

Liga e Kampioneve, Superkupa e Europës, Botërori i Klubeve, Superkupa e Spanjës, Kupa e Spanjës dhe titulli kampion janë trofetë që futbollisti ka arritur të fitojë me skuadrën e Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat