Mbrojtësi Neziri flet për derbin kundër Sileksit

Futboll

Mbrojtësi Neziri flet për derbin kundër Sileksit

Më: 7 maj 2023 Në ora: 15:14
Neziri

Sileksi është kundërshtari i Struga Trim Lum.

Ndeshja e sotme kundër skuadrës nga Kratova i takon javës së 31-të të kampionatit maqedonas, ndërsa është kjo finalja e parë nga tre të fundit ku do të kërkojmë që të vulosim titullin e parë kampion.

Skuadra nga Kratova njihet për lojën defanzive që e aprovon, sidomos në ndeshjet në transfertë, ndaj dhe mbrojtësi Mexhit Neziri, kërkon kujdes shumë nga bashkëlojtarët.

“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, me një kundërshtarë shumë serioz, siç është Sileksi.

Ekip i rëndë, veçanërisht të vendosur shumë mirë në fazën defanzive.

Do na duhet shumë mund dhe punë për të arritur deri tek fitorja.

Ndeshja e sotme për ne si skuadër pa dyshim se është një ndër më të rëndësishmet, pasi matematikat thonë që mund të kurorëzohemi me titullin e kampionit që sot, mirëpo e jona është që të kryejmë punën tonë në terrenin e gjelbër, ku shpresojmë të jemi në nivelin e duhur.

Nëse ndodh kjo që them, atëherë besoj tek rezultati i shumëdëshiruar” – u shpreh mbrojtësi Mexhit Neziri, i cili te skuadra jonë po zhvillon vetëm sezonin e parë.

Ndeshja Struga Trim Lum – Sileksi do të luhet në stadiumin e qytetit të Strugës me fillim në ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat