Disa klube të Premier League interesohen për Lozanon

Futboll

Disa klube të Premier League interesohen për Lozanon

Më: 7 maj 2023 Në ora: 20:26
Lozano

Shkëlqeu me Napolin, disa klube të Premier League interesohen për Lozanon

Hirving Lozano luajti një rol të rëndësishëm në suksesin e Napolit këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë 3 asiste në 31 paraqitje në ligë, nën drejtimin e Luciano Spalletti.

Anësori 27-vjeçar meksikan iu bashkua Napolit nga PSV në verën e vitit 2019 në një marrëveshje me vlerë rreth 45 milionë euro dhe nënshkroi një kontratë pesëvjeçare, e cila do të skadojë vitin e ardhshëm.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Lozano ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të Premier League dhe agjenti i tij u takua me drejtues të klubit napoletan për të diskutuar planet e tij për të ardhmen. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat