​Dellova shpallet “Ylli i javës”: Ballkani do ta mbrojë titullin

Futboll

​Dellova shpallet “Ylli i javës”: Ballkani do ta mbrojë titullin

Më: 8 maj 2023 Në ora: 12:00
​Dellova shpallet “Ylli i javës”: Ballkani do ta mbrojë titullin

Lumbardh Dellova, mbrojtësi i Ballkani është zgjedhur “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës.

Pasi mori këtë çmim mbrojtësi i FC Ballkani u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme, derisa beson se skuadra e tij edhe në tri ndeshjet e mbetura do të arrijë fitore dhe në fund do ta mbrojë titullin e kampionit.

"Kjo është hera e parë që shpallem 'Ylli i Javës' dhe është një kënaqësi e madhe sidomos për faktin që unë vij nga reparti i mbrojtjes dhe kam arritur që të jem më i miri në xhiron e 33-të në Albi Mall Superliga.”, tha fillimisht Dellova.

Fitorja e djeshme ndaj Dritës është shumë e rëndësishme për ne, ngase tani jemi barazuar me pikë me Dritën dhe tri ndeshjet e radhes do të jenë tri finale për ne. Falënderoj shumë bashkelojtarët dhe stafin teknik për mbështetjen qe na japin dhe punën që e bëjmë bashkërisht. Besoj që Ballkani do të arrijë që ta mbrojë titullin kampion dhe më pas na pret një punë e madhe në ndeshjet e Evropës për ta ripërsëritur suksesin e vitit të kaluar", tha Lumbardh Dellova për faqen zyrtare të FFK-së.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat