Chelsea është favorit për të nënshkruar me Mane

Futboll

Chelsea është favorit për të nënshkruar me Mane

Më: 8 maj 2023 Në ora: 21:53
Sadio Mane

Po përgatitet një rikthim në Angli për Sadio Mane.

Sipas një sërë publikimesh, Chelsea është i etur për të rikthyer në ishull senegalezin, i cili është në krye të listës së tyre të transferimeve për verën e ardhshme.

Në fakt, siç rezulton, ka pasur tashmë disa diskutime mes londinezëve dhe njerëzve të Bayern Munich fundjavën e kaluar. Mane nuk është i kënaqur me situatën në Bavari, ndaj nuk do t’i thoshte jo rikthimit në Premier League.

Mane ka bërë 35 paraqitje, ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 5 asistime për bavarezët në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat