I padëshiruari nga Barcelona e Milani, Dest drejt Bundesligës

Futboll

I padëshiruari nga Barcelona e Milani, Dest drejt Bundesligës

Më: 9 maj 2023 Në ora: 08:52
Sergino Dest

Sergino Dest duket se është gati për të nisur një aventurë të re.

Mbrojtësi i krahut të djathtë u dërgua në huazim te Milani nga Barcelona këtë sezon, duke përfshirë një opsion blerjeje në marrëveshje.

Megjithatë, Stefano Pioli prej kohësh ka humbur besimin te Dest dhe “Rossonerët” nuk do ta shfrytëzojnë mundësinë për transferimin e tij.

22-vjeçari nuk është as në planet e Xavit dhe ai pritet të dërgohet përsëri në huazim, përveç nëse Barcelona mund të gjejë një blerës të drejtpërdrejtë, gjë që duket disi e pamundur.

Sipas “Mundo Deportivo”, reprezentuesi amerikan mund t’i bashkohet Union Berlinit në formë huazimi për sezonin tjetër.

Mediumi spanjoll ka raportuar se ka një marrëveshje mes tij dhe trajnerit të skuadrës gjermane, e cila mund të zyrtarizohet nëse skuadra nga Berlini kualifikohen për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Barcelona ka shumë punë për të bërë këtë verë dhe zgjidhja e së ardhmes së Destit në fillim do t’i lejonte ata të fokusohen në fusha të tjera të skuadrës.

Ndryshe, Sergino Dest me Barçën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat