Juventusi është gati t’i prishë kontratën futbollistit

Futboll

Juventusi është gati t’i prishë kontratën futbollistit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 11:41
Mohamed Ihatare

Në vitin 2021, Juventusi pagoi 12 milionë euro në drejtim të PSV-së për të marrë shërbimet e futbollistit holandez, Mohamed Ihataren.

Mesfushori 21-vjeçar shihej si një nga talentët më premtues të futbollit holandez, por siç duket të gjitha cilësitë e tij, kanë qenë vetëm një mirazh.

Me Juventusin, Ihataren nuk arriti të debutonte dhe u huazua te Sampdoria, por as aty nuk debutoi.

Më pas bardhezinjtë e huazuan në Ajaks por problemet që futbollisti bënte jashtë fushe, e detyruan ta kthejnë në Torino. Ihataren u arrestua 2 herë nga policia për shkak të jetës së shthurur që bën, ndërkohë që me Juventusin, tashmë nuk paraqitet as në stërvitje.

Kjo ka bërë që avokatët e klubit të nisin nga puna për të prishur kontratën e tij e cila skadon në verën e vitit 2025. Ihataren është bërë shpesh herë pjesë e “Gossip” për shkak të jetës së tij dhe tashmë, mediat raportojnë se po kalon pushime në Dubai, pavarësisht se skuadra e tij po lufton në Itali e Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat