Ronaldo bëhet drejtor sportiv dhe zgjedh trajnerin e ri?

Futboll

Ronaldo bëhet drejtor sportiv dhe zgjedh trajnerin e ri?

Më: 9 maj 2023 Në ora: 16:35
Ronaldo

Pas largimit nga Europa, pasi ka ndërprerë kontratën me Manchester United, Cristiano Ronaldo u transferua në kampionatin saudit, konkretisht tek Al Nassr, duke nënshkruar një kontratë të pasur deri në vitin 2025.

Në sezonin e tij të parë në Ligën Profesionale Saudite, ylli 38-vjeçar ka shënuar dymbëdhjetë gola në trembëdhjetë ndeshje dhe u bë menjëherë kapiten i skuadrës së drejtuar nga Rudi Garcia, më parë dhe Dinko Jelicic, pas shkarkimit të ish-trajnerit të Roma-s.

Një zgjedhje që ka shkaktuar shumë diskutime, ajo e largimit të Ronaldo-s nga kampionatet europiane, edhe nëse në realitet ish-futbollisti i Juventus-it nuk kishte oferta të vlefshme, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë sportiv.

Ekipi, i cili barazoi në javën e fundit e fundit të kampionatit kundër Al Khaleej-it, është i dyti me 57 pikë, pesë më pak se kryesuesit e Al-Ittihad.

Por, ndërkohë, përveç angazhimit në garën për titull, skuadra e CR7 është duke punuar për të gjetur trajnerin e ardhshëm të skuadrës. Në këtë kuptim, roli i Ronaldo-s mund të jetë themelor, i gatshëm për të marrë edhe rolin e drejtorit sportiv.

Siç u përmend më lart, pas ndërprerjes konsensuale të kontratës së Rudi Garcias, Al Nassr i besoi trajnerit kroat 49-vjeçar, Dinko Jelicic. Një zgjidhje e përkohshme, në pritje të trajnerit që do të udhëheqë Cristiano Ronaldo-n dhe shokët e tij sezonin e ardhshëm.

Sipas Calciomercato.it, emri i përzgjedhur tashmë nga CR7, për të cilin klubi saudit ka kërkuar mendim duke pasur parasysh përvojën e madhe futbollistike, është ai i Leonardo Jardim.

Aktualisht në krye të Shabab Al Ahli, klubi me të cilin fitoi kampionatin në Emiratet e Bashkuara Arabe, Jardim është në marrëdhënie të shkëlqyera me Ronaldon dhe gjithashtu ndan Madeira me të: të dy vijnë nga ishulli portugez.

Ish-trajneri i Monaco, gjithsesi, është i ndjekur edhe nga Fenerbahçe, e cila drejtohet nga portugezi tjetër Jorge Jesus, me këtë të fundit që është në dyshim.

Ndaj, me sa duket, Jardim do ta gjejë veten në një udhëkryq: do të rikthehet në futbollin europian, ku i mungon që nga viti 2019, ose do të pranojë ofertën e Al Nassr dhe Cristiano Ronaldo-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat