Busquets do të largohet nga Barcelona në verë

Futboll

Busquets do të largohet nga Barcelona në verë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 18:12
Busquets

Sergi Busquets ka vendosur të largohet nga Barcelona.

Kontrata e mesfushorit me klubin katalanas skadon më 30 qershor.

Sipas Marca, 34-vjeçari vendosi të largohej nga Barca në fund të sezonit dhe këtë e bëri të ditur brenda skuadrës.

Nuk dihet ende se kur Busquets do të bëjë një njoftim zyrtar.

Ndoshta ai do të presë derisa Barcelona të fitojë titullin e La Ligës . Ka mundësi që kjo të ndodhë në ndeshjen e radhës kundër Espanyolit.

Më herët u raportua se spanjolli ka oferta nga Inter Miami dhe një prej klubeve në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat