UEFA i cakton Romës gjyqtarin

Futboll

UEFA i cakton Romës gjyqtarin

Më: 9 maj 2023 Në ora: 19:13
Mourinho

Mourinho duket se nuk ka fat në këtë sezon me gjyqtarët dhe jo vetëm në Itali.

Trajneri bëhet gati të drejtojë Romën e tij në një ndeshje shumë të rëndësishme, gjysmëfinalen e Ligës së Europës, me një gjyqtar me të cilin nuk ka kujtime shumë të mira.

UEFA i ka caktuar për sfidën e parë ndaj Bajer Leverkusen anglezin Majkëll Oliver, i cili mori famë si “gjyqtari me kosh plehrash në vend të zemrës” pas deklaratave të Xhanluixhi Bufon kur i dha Realit në Ligën e Kampioneve një penallti që eliminoi Juventusin.

Dhe nuk është vetëm portieri italian ai që nuk ka kujtime të mira me Oliver.

Rezulton se britaniku është ai i cili ka dhënë më shumë penallti kundër skuadrave të drejtuara nga Zhoze Murinjo, plot 7 të tilla.

Ai ka dhënë penallti kundër në ndeshjet: Uotford-Mançester Junajtid 3-1; Everton-Mançester Junajtid 1-1; Mançester Junajtid-Liverpul 1-1; Çelsi-Mançester Junajtid 1-0; Uotford-Totenhem 0-0; Arsenal-Totenhem 2-1 dhe Everton-Totenhem 2-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat