Leao i bashkohet grupit, entuziazëm te “Djallli” para gjysmëfinales

Futboll

Leao i bashkohet grupit, entuziazëm te “Djallli” para gjysmëfinales

Më: 10 maj 2023 Në ora: 13:45
Leao

Sinjale pozitive për Milanin, teksa Rafael Leao ka udhëtuar drejt hotelit, aty ku do të bashkohet me shokët e tij të ekipit.

Një armë më shumë për Piolin i cili mund të jetë më i qetë në ndeshjen e sotme ndaj Interit.

Pasi kaloi testet e mëngjesit, duket se mjekët ka dhënë lajmin e mirë dhe e kanë lejuar portugezin të jetë në fushë. Leao u prit me brohoritje të shumta nga fansat kuqezinj në derën e hotelit.

Anësori i Milanit ishte në dyshim për në ndeshjen e sotme ndaj Interit për shkak të një dëmtimi që mori ne minutën e 11 në ndeshjen ndaj Lazio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat