Milan - Inter, koeficientet e basteve

Futboll

Milan - Inter, koeficientet e basteve

Më: 10 maj 2023 Në ora: 15:51
Pamje nga një ndeshje

Milani dhe Interi do të provojnë forcën sonte në mbrëmje, por këtë herë jo për Serinë A italiane por për Ligën e Kampioneve.

Zikaltërit vijnë në këtë ndeshje nga një moment më i mirë se Milani, megjithatë në vitet e fundit fituesi jo shpesh herë ka qenë i “paracaktuar”.

Ashtu si shumë ekspertë, edhe kompanitë e basteve shohin Interin favorit për ndeshjen e sotme. 2.52 është koeficienti i fitores së djemve të Inzagit, teksa një sukses kuqezi vlerësohet me 3.05.

Thuajse i njëjti vlerësim (3.15) edhe për barazimin në këtë ndeshje.

Për një bast për një përfundim të ndeshjes me më pak se 3 gola vlerësim është 2.5, ndërkohë që për më shumë se 3 gola koeficienti është 2.5

Ndeshja mes Milanit dhe Interit nis në orën 21:00 ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme.

Këtë takim, Milani është skuadra organizatore e ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat