Vendimet e Komisionit të Garave

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave

Më: 10 maj 2023 Në ora: 15:56
Foto ilustruese

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e mbajtur me 10.05.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 33-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 25-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

"1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 33-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 25-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Malisheva”. Motivi: Akuzon referin kryesor të ndeshjes dhe referët në VAR se janë koordinuar si dhe kanë kontribuuar për epilogun përfundimtar të ndeshjes (në dëm të FC ”Malisheva”) . Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Arbëria ”, Adhurim Bekteshi nr fanelle 16 Adhurim Bekteshi dhe nr ID 004919M97. Motivi: Në min 90+ kap për dore dhe ofendon disa herë referin kryesor të ndeshjes për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ramiz Sadiku – Arbëria (D).

Ndaj: Kryetarit të FC ”Liria”, Qemal Krasniqi. Motivi: Ofendon KF”Rahoveci” dhe qytetin me fjalor ofendues duke i quajtur ”Bugar”. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media.

Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Liria” , Xhengiz Rexhepi . Motivi: Në rrjetin social të tij akuzon klubet se po motivohen për fitore të domosdoshme kundër FC ”Liria”, duke u arsyetuar se nuk kanë ble asnjë ndeshje (që nënkupton se të tjerët i kanë ble), por me pengesa të brendshme dhe të jashtme fituam 50 pikë të pastërta si loti, për çka shkel rëndë etikën sportive. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media", njofton Komisioni i Garave i FFK-së, Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat