Trajneri i Xhakës: Fiorentina ka një veçanti si skuadër

Futboll

Trajneri i Xhakës: Fiorentina ka një veçanti si skuadër

Më: 10 maj 2023 Në ora: 22:28
Vogel e Xhaka

Fiorentina-Basel është një nga dy çiftet gjysmëfinale në Conference League.

Takimi i parë do të luhet në “Artemio Franchi” të enjten (21:00) dhe do të transmetohet në SuperSport 4.

Trajneri i skuadrës helvete, Heiko Vogel foli për shtypin rreth ndeshjes me Fiorentinën. “Nesër na pret një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë.

Fiorentina është një skuadër që ndryshon shumë taktikisht, nuk do e kemi të lehtë t’i sulmojmë. Duhet të zbresim në fushë me guxim, të luajmë ndeshjen perfekte.

Nuk duhet ta humbasim besimin te cilësitë tona. Duhet të qëndrojmë kompakt dhe të qarkullojmë topin.

Të mos lëmë shumë hapësira.

Por nesër është vetëm ndeshja e parë.

Cabral? E njohim mirë. Ai është një lojtar i madh, por Fiorentina ka një skuadër që punon mirë si grup”, deklaroi trajneri i skuadrës së Taulant Xhaka.

Kapiteni shqiptar u pezullua me 8 ndeshje si pasojë e trazirave të shkaktuara në derbin përballë Zurich, por në Firence mund të luajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat